Pishina
Pishina në qendren tone, me gjatësi 6m dhe gjerësi 4m, paraqet borde të ngritura, si dhe nje shkallë me mbështetje që favorizon aksesin brenda saj, është e pajisur me mjete moderne të nevojshme për rehabilitimin në ujë.
Temperatura prej 32° i lejon trupit nxitjen e qarkullimit te gjakut të favorizuar nga nxehtësia, lehtëson oksigjenimin e indeve, favorizon rekuperimin e muskujve dhe parandalon si spazmat ashtu dhe ataket kardiake për të predispozuarit.
Kushtet higjienike
Pishina eshte e pajisur me nje impiant te teknologjise se larte, ne te cilin uji qarkullon 24 ore pa nderprerje, derdhet ne kater anet e saj, shkon ne filtra, pastrohet si dhe pasurohet me uje te fresket rrjeti. Mirembajtja e pishines, kryhet cdo dite, duke i shtuar ujit tretesirat e nevojshme per te siguruar pasterti maksimale.
Per te garantuar higjienen e ujit ne pishine, qendra zbaton me perpikmeri rregulloren e saj te brendshme e cila dikton larjen perpara hyrjes ne uje si dhe perdorimin e kufjeve.
Pajisjet
Ne funksion te kryerjes se nje terapie sa me efektive, HydroLife ve ne dispozicion pajisje si: biciklete uji, hidromasazh, llastik, gira uji, cilindra, breza, kaviljere, tapa, step, doreza, flaterza, etj.

