Hidrokineziterapia perkufizohet si:
“Nje forme e fizioterapise por e zhvilluar ne nje pishine me uje te ngrohte, ku klientet ndermarrin ushtrime te projektuara posacerisht per ta, per te rifituar ose perforcuar mireqenien e tyre fizike.”
Hidrokineziterapia shfrytezon vetite fiziko-kimike te ujit per synime terapeutike. Nje pishine hidroterapie mund te perkufizohet si nje pishine me uje te ngrohte e dizenjuar per te permbushur nevojat e personave te cdo moshe, me demtime shkaqet e te cilave mund te jene semundja, lendimi apo defekte te lindura.
Klientet qe perdorin pishinen vuajne nga nje game e larmishme e problemeve fizike. Disa kane probleme te vogla te tilla si fraktura, artrit apo demtime sportive. Te tjere kane probleme me te medha si rikuperime nga operacione te renda ose aftesi te kufizuara. Ajo qe i lidh te gjithe keta paciente eshte perfitimi i jashtezakonshem nga efektet e levizjeve terapeutike ne uje.
Hidrokineziterapia eshte pranuar si pjese integrale e shumices se programeve te rehabilitimit. Ajo mund te jete nje forme trajtimi me vete, por mund te jete edhe pjese e nje trajtimi, i cili perfshin nderthurjen me metoda te tjera terapeutike.
Perfitimet e Hidrokineziterapise
Lehtesimi i dhimbjes
Ngrohtesia e ujit
Permiresim i qarkullimit
Nxitet qarkullimi i gjakut ne zemer dhe kraharor
Lehtesi ne levizje
Reduktim i gravitetit
Reduktim i dhimbjes muskulare
Ngrohtesia e ujit
Reduktimi i edemave (enjtejeve)
Reduktimi i efektit te gravitetit mbi shtyllen kurrizore
Rezistenca ndaj levizjes Efekt relaksues
Vizkoziteti dhe pesha e ujit
Permiresimi i mireqenies
Argetim/nderveprim social
Permiresimi kardiovaskular
Rezistenca ndaj levizjes
Relaksim psikologjik
Larmishmeria e aktiviteteve
Hidrokineziterapia ka nje indikim te gjere si ne patologjite neurologjike, ortopedike, reumatoligjike, traumatologjike, pneumo-kardiologjike, miopati, distrofi, dhimbje mesi, alterime post kirurgjikale, frakturat dhe ndrydhje, paralizat cerebrale infantile, sindromadoen, paralizat obstetrike, displazia e ankes.
Nuk keshillohet per:
Fizioterapia ne uje nuk keshillohet ne rastet kur ka: inkontinence urinare dhe fekale, infeksione kutane dhe mykoza, insufiçence kardiake, flebite, plage te hapura, hiper-tension arterial dhe aritmite.