fbpx
Email: info@hydrolifetherapy.com
Email: remicenolli@gmail.com
Tel: +355 69 55 77 332

Forcimi muskular

Ushtrimet per forcimin e muskujve janë të njohur për të vënë mase muskulare dhe per ngritjen e peshave të rënda, por pak e dinë se ushtrimet per forcimin e muskujve janë shumë të rëndësishme për shëndetin, kanë shumë indikacione mjekësore dhe se lloje të ndryshme të ushtrimeve kane efekte dhe objektiva të ndryshme te trajtimit.

Rivendosja e forcës normale të muskujve është thelbësore për stabilitetin e artikulacioneve si gjatë aktiviteteve sportive ashtu edhe gjatë aktiviteteve normale ditore. Këto aktivitete mund të përfshijnë aktivitete statike siç janë ulja ose ngritja në këmbë dhe aktivitetet dinamike si ecja ose vrapimi.

Si në rehabilitimin e sportistëve të cilët kanë pësuar një lëndim ashtu dhe për të gjithë pacientët e tjerë, qëllimi i trajtimit është restaurimi i vlerave fiziologjike para aksidentit, përmes ushtrimeve të veçanta për çdo rrethanë të veçantë. I vetmi ndryshim është ngarkesa së punës, e cila do të jetë specifike për secilin pacient.

Ushtrimet për forcimin e muskujve perdoren në rrethanat e mëposhtme

Rehabilitim pas operacionit të çdo lloji të kirurgjisë ortopedike

Rehabilitim pas çdo lloj dëmtimi

Osteoartriti

Sindromi Patello-femoral