Ushtrime izometrike
Ushtrime izometrike janë kontraktimet e muskulit apo grupeve te muskujve të veçanta, të cilat zhvillohen pa ndryshuar gjatësinë e muskujve në fjalë dhe pa lëvizur artikulacionet. Ushtrimet izometrike janë pjesë e rëndësishme e rehabilitimit pas çdo lloj dëmtimi.
Duke pasur parasysh se ushtrime izometrike kryhen në një pozicion statik, ato rritin fuqinë në një zone të caktuar të muskujve, prandaj pacienti do të duhet të kryeje ushtrime të ndryshme në të gjitha pozicionet e artikulacionit për të përmirësuar fuqinë e muskulare në të gjitha muskujt rreth artikulacionit.
Treguesi kryesor i ushtrimeve izometrike është rikuperimi ose përmirësimi i stabilitetit të artikulacionit pas një lëndimi dhe në të gjithë pacientët, që vuajnë nga osteoartriti, kontraktimi izometrik është një alternativë e shkëlqyer pasi shmang lëvizjen e artikulacionit te prekur.
Ushtrimet izometrike janë një teknikë efektive rehabilituese si per atletët ashtu edhe në të gjithë pacientët e tjerë. I vetmi ndryshim është ngarkesa e punës, e cila do të jetë e percaktuar për secilin pacient individualisht.