fbpx
Email: info@hydrolifetherapy.com
Email: remicenolli@gmail.com
Tel: +355 69 55 77 332

Terapia manuale

Ky trajtim realizohet nepermjet disa manovrave dhe teknikave me qellime terapeutike apo parandaluese, te cilat aplikohen manualisht mbi indet muskulare, kockore, konektivale (lidhore) dhe nervore per te arritur ne menyre direkte ose reflekse nderveprime fiziologjike qe ekuilibrojne çrregullimet organike.

Terapia manuale është një sistem i njohur ndërkombëtarisht për parandalimin, vlerësimin dhe trajtimin e çrregullimeve që prekin sistemin muskuloskeletal nëpërmjet përdorimit të duarve.

Metodat kryesore qe perdoren per realizimin e terapise manuale

Manipulimi

Nje shtypje pasive, me shpejtesi te larte, amplitude te ulet e cila aplikohet ne nyje bashkuese brenda limiteve te saj anatomike, me qellimin per te riperterire levizjen dhe funksionimin optimal dhe/ose per te reduktuar dhimbjen.

Mobilizimi

Një teknikë e terapise manuale që përfshin një vazhdimësi të lëvizjeve pasive në nyje bashkuese që aplikohet në shpejtësi dhe amplitudë të ndryshme, e cila mund të përfshijnë një lëvizje terapeutike me amplitudë te vogel/ shpejtesi të lartë (manipulim) me qëllim të rikthimit të lëvizjes dhe funksionit optimal dhe / ose për të reduktuar dhimbjen.